Federer bëhet i pavdekshëm, në Zvicër monedhë për tenistin

2 Dhjetor 2019
16:11
Telesport
back button

Tenisti zviceran Roger Federer, fitues i 20 grand slam, do të bëhet personi i parë i gjallë që imazhi i tij do të përdoret në një monedhë. Banka zvicerane ka vendosur të hedhë në treg një monedhë me vlerën e 20 frangave, ku do të jetë fytyra e tenistit Roger Federer. 

Kjo monedhë do të hidhet në treg nga janari i 2020-ës. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti, që publikoi edhe një video falënderimi. “Faleminderit Zvicrës dhe Bankës Zvicerane për këtë nder dhe privilegj të madh që më bëjnë”, tha tenisti 38-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit