Federer në fushat me dhè pas 3 vitesh: Të shoh nëse ende di të luaj në këtë sipërfaqe

4 Maj 2019
16:08
Telesport
back button

Roger Federer do të rikthehet të luajë një ndeshje në fushat me dhè 3 vjet nga sfida e tij e fundit (në turneun Masters të Romës, 2016). Javën e ardhshme, tenisti zviceran do të luajë në turneun Masters të Madridit, aty ku janë të gjithë më të mirët në botë. Federer ka mbërritur të premten në Madrid dhe prej dy ditësh është duke u përgatitur për debutimin e tij, ndaj Gasquet ose Davidovich.

Zvicerani ka triumfuar dy herë në karrierën e tij në Madrid, 2009 dhe 2012, por në këtë turne nuk luan prej 4 vitesh (hera e fundit në vitin 2015, kur u mund që në debutim nga Kyrgios). “Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe më vjen mirë që u riktheva në Madrid. Do të provoj fushat me dhè këtë sezon, duke shpresuar të bëj një paraqitje të mire. Të shoh nëse mbaj mend si luhet”, tha Federer.

Ky është turneu i parë pas 3 vitesh në këtë sipërfaqe, ndaj nuk e di se si do të shkojnë gjërat. Shpresoj që Madridi të jetë një test i mirë”, u shpreh Federer. Zvicerani ka një short të lehtë deri në gjysmëfinale, ku mund të përballet me Djokovic ose Del Potro. Ndërsa Nadal ndodhet në kahun tjetër të tabelës, me Zverev dhe Nishikori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit