Federer ngre zërin: Sportistët duhet ta dinë nëse do të shkojmë në Olimpiadë apo jo

17 Maj 2021
10:12
Telesport
back button

Roger Federer është gati për t’u rikthyer në fushë këtë javë në turneun e shtëpisë, në Gjenevë, një test në prag të Roland Garros. Gjithsesi, tenisti zviceran kërkon të dijë më shumë informacion në lidhje me Lojërat Olimpike që nisin më 23 korrik, nëse do të zhvillohen apo jo.

Vjet, Olimpiada u shty për shkak të pandemisë dhe situate është kaotike edhe tani në Japoni, teksa në Tokio është shtyrë gjendja e jashtëzakonshme deri në fund të majit. Kjo solli edhe anullimin e vizitës së kreut të IOC, Thomas Bach.

Ndershmërisht nuk di se çfarë të mendoj. Më pëlqen të luaj në Tokio, të fitoj një medalje për Zvicrën. Kjo do të më bënte krenar. Nëse nuk do të organizohej Olimpiada duhet ta dimë. Një sportist ka nevojë për një vendim për të programuar punën. Momentalisht duket sikur ky evend do të zhvillohet”, tha Federer.

Është një situatë fluide dhe do të jemi ne që do të vendosim nëse do të shkojmë apo jo. Por nëse do të shoh se ka shumë kundërshti nga vendasit, do të ishte më mirë të mos shkoja. Nuk e di”, tha Federer, që pak ditë më parë ka kryer vaksinën anti-Covid të Pfizer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit