Federer: Planifikoj çdo gjë, por ka diçka që nuk e kontrolloj dot

27 Prill 2019
13:14
Telesport
back button

Tenisti zviceran Roger Federer ka rrëfyer se si ka mundur të rikuperojë periudhën prej gati 5 vitesh pa fituar asnjë grand slam: Nga korriku i vitit 2012 deri në janar të 2017-ës. “Përpiqesha të isha sa më dinak”, thotë zvicerani, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij, si askush tjetër.

Të planifikosh kushtet për një sukses të mundshëm është i mundur, por shpesh fitorja varet edhe nga faktorë të jashtëm, që t’i nuk i kontrollon dot. Në disa raste isha pranë fitores. Në viti 2014 fitova Kupën Davis dhe në vitin 2015 isha pranë rikthimit nr.1 në botë”, thotë Federer.

Më tej, 37-vjeçari thotë: “Në ato 5 vite ndryshova mënyrën time të lojës, për të qenë më agresiv. Ndaj, ajo periudhë për mua ka qenë shumë interesante. Mendoj se ndryshimi i lojës dhe i raketës time më dha mundësinë që të fitoj edhe 4 ndeshjet e fundit ndaj Nadal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit