Federer refuzon turnetë Masters, konfirmon vetëm Roland Garros

19 Prill 2021
10:11
Telesport
back button

Tenisti zviceran Roger Federer, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se do të marrë pjesë në grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris. Numri 7 në botë rikthehet të luajë në turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè pas një viti pushim (vjet ishte i dëmtuar).

Federer deklaroi se nuk do të luajë në asnjë nga turnetë Masters që zhvillohen në këtë sipërfaqe (Barcelonë, Madrid, Romë). Turneu i vetëm përgatitor ku do të luajë është ai i Gjenevës, që zhvillohet në Zvicër. Një turne “i vogël”, ku zvicerani do të testojë veten para Roland Garros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit