Federer rikthehet në fushë pas një viti, ja turneu ku do të luajë

3 Shkurt 2021
8:58
Telesport
back button

Roger Federer, në një intervistë për televizionin zviceran SRF, ka deklaruar se do të rikthehet në fushë në mars të këtij viti. Ai do të luajë në turneun e Doha (Katar), turne të cilin e ka fituar 3 herë më parë.

Doja që rikthimin tim në fushë pas kaq shumë kohësh ta kryeja në një turne të vogël. Është një vend ku ka pak stres dhe që të mos jem 100% i fokusuar te fitorja, por te gjendja ime”, tha Federer.

Zvicerani nuk luan prej një viti, që prej Australian Open 2020. Gjatë vitit të kaluar ai u operua dy herë në gju. Ai ka deklaruar disa herë se objektivat e këtij viti do të jenë grand slam i Wimbledon dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit