Ferdinand bën parashikimin e guximshëm: Tuchel do të fitojë patjetër trofe me Anglinë

16 Tetor 2024
14:01
Alfred Lleshi
back button

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, thotë se ka besim te Thomas Tuchel. Madje, ai shkon më tej me parashikimin që bën, duke besuar se me gjermanin në drejtim, “Tre Luanët” do të fitojnë trofe. E thënë ndryshe, Tuchel do të jetë në gjendje ta ndryshojë fatin e kombëtares së Anglisë në kompeticionet e mëdha.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Ferdinand u shpreh optimist për këtë zgjedhje të FA: “Unë guxoj të shkoj aq larg sa të them se Thomas Tuchel do të fitojë një titull me Anglinë gjatë kohës si trajner i kombëtares”.

Ferdinand shpjegoi se, sipas tij, kombëtares angleze nuk i ka mbetur shumë për ta plotësuar “puzzle”: “Ne kemi luajtur tashmë dy finale Europiani radhazi. Nuk ka mbetur shumë për t’ia shtuar kombëtares që të fitojë një kompeticion madhor. E vetmja gjë që i mungonte Gareth Southgate, ndoshta ishte mirëkuptimi ose aftësia për të fituar finalet e mëdha”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit