Ferdinand këshillon Tuchel: Duhet t’i shpjegojë një gjë skuadrës…

28 Janar 2021
16:51
Denis Hakanaj
back button

Thomas Tuchel e ka nisur me një barazim 0-0 kundër Wolves aventurën e tij në drejtim të Chelsea-t.

Këshillat e para për trajnerin gjerman kanë ardhur nga ish-mbrojtësi Rio Ferdinand.

“Natyrisht, nuk mund ta gjykojmë nga një ndeshje e vetme. Megjithatë, Tuchel duhet të kuptojë me saktësi çfarë duhet të bëjë gjatë stërvitjeve”, ka thënë ish-kapiteni i United.

“Do të duhet të shkojë në stërvitje dhe të tregojë disa skema, pak taktikë për këta djem të rinj. Loja nuk mund të bazohet vetëm te zotërimi i topit”.

“Duhet goditur kundërshtari, duhet penetruar dhe shënuar. Kjo ka ndodhur kundër Wolves, por vetëm pasi janë aktivizuar Pulisic dhe Mount.  Pa ata, Chelsea nuk ka qenë në asnjë moment kërcënues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit