“Ferguson e trajtonte ndryshe, e shihte si djalin e tij të humbur”

27 Korrik 2025
15:27
Telesport
back button

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet ’90 të “Djajve të kuq”. Sipas tij, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson kishte një të preferuar.

Ai ka deklaruar se Eric Cantona merrte një trajtim të veçantë nga Ferguson.

“Cantona ishte më shumë se thjesht i preferuari i trajnerit. Kishte momente që dukej si djali i humbur që Ferguson kishte kërkuar gjatë jetës”.

“”ric trajtohej ndryshe. Dukej paksa qesharake, por ne ishim të kënaqur, sepse Eric ishte fenomenal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit