“Ferguson është akoma i zemëruar me mua”, Kahn zbulon prapaskenën me Sir Alex

11 Prill 2022
16:06
Denis Hakanaj
back button

Oliver Kahn është aktualisht administratori i deleguar i Bayern Munich. Portieri gjerman ka zëvendësuar një tjetër legjendë të klubit si Karl-Heinz Rummenigge, por mund të konsiderohet më shumë si pasardhësi natyral i Uli Hoeness, të paktën për s ai takon profilit personal.

Shumë, shumë konkurrues dhe shpërthyes, siç e dinë mirë sulmuesit që kanë patur idenë e keqe ta zemërojnë dhe mbrojtësit e tij, që mund të thonë se kanë marrë disa “tharëse flokësh” si ato të Sir Alex Ferguson (ish-trajneri merrte një lojtar dhe i bërtiste aq fort në fytyrë, sa i thante flokët e lagur).

Me skocezin janë lidhur dy momente që kanë ndryshuar përgjithmonë karrierën e Kahn. I pari në finalen e 1999-ës në Barcelonë, ndeshje e humbur nga Bayern kundër United. Dhe i dyti një refuzim ndaj ofertës së Djajve të Kuq.

SIR ALEX – Këtë e ka shpjeguar vetë ish-portieri në një intervistë të dhënë për Bild, duke zbuluar kur United, që ishte në kërkim të një zëvendësuesi Peter Schmeichel, donte mes shtyllave dikë të ngjashëm me danezin.

Edhe skandinavi kishte një karakter të vështirë dhe Kahn dukej si zëvendësuesi perfekt. Por gjermani nuk ka pranuar duke zemëruar jo pak atë që ëndërronte ta kishte në ekip.

“Sir Alex Ferguson është akoma edhe sot i zemëruar me mua. Mendonte se në 2003-shin ose në 2004-ën do të kisha shkuar tek ai te Manchester United. Por unë doja të qëndroja te Bayern Munich dhe të shkruaja historinë”. Një mision më shumë se i kompletuar.

PENGU – Megjithatë… Është e vështirë të refuzohet një skuadër si United, që do ta kishte fituar përsëri Champions League pak vite më vonë, me Cristiano Ronaldo dhe Rooney në fushë dhe Van der Sar në portë. Edhe një si Kahn nuk mund të mos ketë një peng për refuzimin.

“Kur e mendoj tani, ndoshta duhej ta kisha bërë. Do të kishte qenë një sfidë tjetër shumë interesante për karrierën time”, ka thënë ish-portieri i bavarezëve.

Megjithatë, në fund nuk ka ndodhur dhe Kahn ka qëndruar në Mynih deri në fundin e eksperiencës së tij si futbollist, duke u bërë më pas një drejtues i vlerësuar i klubit. E rëndësishme është të mos takohet me Sir Alex në shkallët e stadiumit. Përndryshe… “tharësja e flokëve” është e siguruar!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit