Ferrari në sulm për trofe, zbulon njëvendëshen e Vettel dhe Leclerc

12 Shkurt 2020
8:38
Telesport
back button

Ferrari ka zbuluar njëvendëshen me të cilën do të garojë në sezonin 2020 të Formula 1. Makina italiane, e cila pilotohet nga Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel, synon që këtë vit, ashtu si gjithnjë, të ndalë hegjemoninë e Mercedes dhe të fitojë titullin kampion. Makina “kokëkuqe” e këtij sezoni quhet SF1000 (Scuderia Ferrari 1000), dedikuar edhe numrin të 1000 garave që Ferrari do të arrijë këtë sezon në Formula 1.

E kemi zhvilluar makinën e vjetshme në limitet e saj, në çdo detaj. Kemi punuar shumë në fuqinë e saj në pistë dhe në peshën. Tani na duhet të shohim se sa e besueshme është kjo makinë në pistë. Gjithçka është në ekstremet e saj. Po përgatitemi për një ndryshim rrënjësor në këtë sport”, tha Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit. Te njëvendëshja e këtij viti janë forcuar disi ngjyrat e bardha dhe ngjyra e kuqe është ajo e viteve ’80.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit