Ferrari konfirmon risitë: Në Spanjë modifikimet e reja, pastaj duelojmë për fitore

31 Maj 2023
14:51
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Ferrari, Frederic Vasseur, ka rrëfyer se duke nisur nga gara e Spanjës, te makina italiane do të vijnë modifikimet e para të rëndësishme. Modifikime që pritet t’i japin një tjetër shtysë në pistë “kokëkuqes”, që deri më tani ka zhgënjyer këtë sezon të Formula 1.

Duhet të analizojmë forca tona, dobësitë tona dhe t’i bashkojmë të gjitha për të përmirësuar makinën tonë”, tha Vasseur në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”. “Në garën e Montmelo do të vijë një paketë e re që do të montohet në makinë”, tha më tej Vasseur.

Bëhet fjalë për disa ndryshime aerodinamike, por jo në pjesën e pasme të makinës. Do ta testojmë në garën e Spanjës për të parë më pas nëse do ta aplikojmë në pistat e tjera. E sigurt shtë se do të jemi si gjithnjë në garë për të siguruar “pole” në çdo pistë”, tha Vasseur.

Nnatyrisht që kemi edhe probleme me gomat në garë, por sapo të sistemojmë disa zgjidhje për problemet që kemi hasur deri më tani, do të synojmë fitoren. Këtë do ta bëjmë duke synuar vendin e parë që të shtunën në provat zyrtare e më pas në garën e së dielës”, u shpreh shefi i Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit