Ferrari ndryshon hierarkitë, Vettel në krizë dhe pranë lamtumirës

16 Korrik 2019
11:13
Telesport
back button

E ardhmja e Sebastian Vettel te Ferrari mund të jetë në dyshim. Piloti gjerman e nisi këtë sezon si një ndër favoritët për titullin kampion në Formula 1, por tani e sheh veten 100 pikë pas Lewis Hamilton. Që nga gara e Montrealit (Kanada), kur mori penalitetin dhe iu hoq fitorja, Vettel nuk ka arritur më të japë atë që pritej.

Tri gara zhgënjyese, pa patur mundësi të duelojë për fitore dhe së fundi një gabim në pistën e Silverstone. Ai që ka ngritur ndjeshëm rendimentin është Charles Leclerc, më konstant dhe gjithnjë në podium në 4 garat e fundit. Çka tregon se po kalon një moment të mirë dhe se hierarkia te “kokëkuqja” ka ndryshuar.

Botërori 2019 ka ende edhe 11 gara për t’u zhvilluar, por duket qartë se shanset e Ferrarit dhe Vettel për titullin kampion janë minimale. Mercedes nuk po gabon dhe Red Bull është afruar ndjeshëm me “kokëkuqen”. Çka do të thotë që Ferrari është më mirë të mendojë për 2020-ën se sa për rikuperimin e distancës aktuale, çka duket e pamundur.

Gjithsesi, në dilemë është edhe e ardhmja e Vettel të makina italiane, pasi gjermani nuk është më i dikurshmi. Për pasojë, Ferrari po sheh përreth për një alternativë efikase, duke menduar për 2020-ën. Max Verstappen dhe Mick Schumacher janë dy të rinj dhe kandidatë të fortë për t’i zënë vendin, ndaj situate mund të përmbyset në rast se zhgënjimet e Vettel do të vazhdojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit