“Ferrari njësoj si Real Madrid, së shpejti nis ciklin e ri fitues”

14 Prill 2021
12:44
Telesport
back button

Piloti spanjoll Carlos Sainz është në sezonin e tij të parë me Ferrarin në Formula 1. Një aventurë e vështirë për spanjollin, që synon të lërë gjurmë me njëvendëshen italiane. Sainz, një tifoz i Real Madrid, mendon se “kokëkuqja”, ashtu sikurse skuadra spanjolle e futbollit, janë dy ikona në sportet përkatëse.

Po, Ferrari është njësoj si Real Madrid. Janë dy skuadrat më të famshme në sportet e tyre. Në çdo sport, një skuadër ka një cikël që nis e përfundon. Ne po punojmë për të nisur së shpejti një cikël të ri fitues. Është njësoj si te Real Madrid, që priti 12 vjet për të fituar në Champions League në vitin 2014”, tha Sainz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit