“Ferrari po na e lehtëson punën, Hamilton e Bottas ta zgjidhin titullin në pistë”

15 Maj 2019
11:27
Telesport
back button

Mercedes po dominon botërorin 2019 të Formula 1, duke i fituar të 5 garat e para sezonale. Jo vetëm kaq, por duke korrur fitore të dyfishta, me të dy pilotët e saj. Ndaj, duket se gara për titullin kampion këtë sezon duket se do të jetë një sfidë dyshe mes Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, që alternohen mes tyre në krye të renditjes.

I kënaqur nga ky start i sezonit është Toto Wolff, shefi i makinës gjermane. “Ky është një sport ku gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi si gjatë garës ashtu dhe gjatë një sezoni. Ndaj jemi gjithnjë me këmbë në tokë dhe të kujdesshëm. I gëzohemi fitoreve dhe këtij starti të kampionatit, që nuk e kishim menduar kështu”, tha Wolff.

Nuk më intereson shumë se çfarë bëjnë rivalët, gabimet e tyre na e lehtësojnë punën. Gjithsesi, nuk ka për të qenë gjithnjë kështu. 5 fitore të dyfishta në 5 garat e para janë një ogur i mirë, ndaj shpresoj që kështu të vazhdojmë deri në fund. Më pas, le të jetë pista ajo që do të vendosë fituesin mes Hamilton dhe Bottas”, tha Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit