Festa e papërmbajtshme e Galliani-t kundër Intrer-it dhe ajo frazë që po çmend tifozët e Milan-it

8 Janar 2023
9:22
Denis Hakanaj
back button

Monza i bëri një dhuratë të bukur. Adriano Galliani ka kaluar një mbrëmje të paharrueshme në stadiumin U-Power, falë skuadrës së Palladinos që ndaloi Interin.

Një autogol në fund i Dumfries i lejoi bardhekuqtë të rrëmbenin barazimin ndaj zikaltërve të cilët u ankuan pas ndeshjes për arbitrimin e Sacchi-t, protagonist i një gabimi me rastin e faullit të dhënë që i parapriu golit të 3-1 të mundshëm.

Zemërim për Simone Inzaghin, gëzim i papërmbajtur për administratorin e deleguar të Monza-s. Dhe në fakt menjëherë pas golit 2-2 të frymëzuar nga Caldirola në “bashkëpunim” me holandezin, kamerat kapën Adriano Galliani-n në tribunë. Dhe të gjithë ishin dëshmitarë të një skene që është bërë e famshme në të kaluarën, me ngazëllimin e shfrenuar të menaxherit.

Një situatë që është parë herë pas here në kohën e Milan-it, me Galliani-n që është bërë edhe objekt imitimesh të këndshme. 79-vjeçari ka qenë i pakontrollueshëm.

Një aspekt ka zgjuar kureshtjen e të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të kësaj skene të këndshme. Çfarë bërtiti Adriano Galliani? Sipas tifozëve, duket se ai thërret disa herë “Milan, Milan”.

Një “ves” i së shkuarës apo një ngacmim i veçantë me Inter-in për shkak të shumë dueleve të së shkuarës? Pyetja është trajtuar edhe në studiot e Sky, ku për këtë temë është ngacmuar edhe trajneri i Monza-s, Palladino.

Ish-lojtari i Juventus-it nuk mund të mos buzëqeshte përballë imazheve të Galliani-t. Më pas duke u përpjekur t’u përgjigjej pyetjeve, trajneri deklaroi:

“Më duket doktor Galliani nga epoka e artë e Milani-t kur i shikoja ndeshjet në TV dhe festimet e tij (ka qeshur). Më duhet ta falënderoj atë dhe Berlusconi-n sepse patën guxim me mua, kishin një zemër e madhe dhe pasion, jetojnë me futbollin, janë shumë pranë meje, në momente të vështira dhe në momente të mira ndjej praninë e tyre të përditshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit