Festoi i përmbajtur te goli i realizuar në San Siro, ylli i Liverpool: “Jam tifoz i Milanit, e di gjithë familja ime. Në dhomën time…”

20 Shtator 2024
23:27
Telesport
back button

Ylli i Liverpool, Dominik Szoboszlai ishte ndër protagonistët e fitores së Liverpool në San Siro ndaj Milanit në Champions League, teksa shënoi golin e 1-3. Megjithatë, ajo që u dallua nga të gjithë ishte se festimi i tij ishte i përmbajtur dhe shumë pyetën veten pse.

Në fund të ndeshjes, hungari veshi fanelën e Milanit që kishte ndërruar me Alvaro Morata. Ai ka shpjeguar dhe motivimin, duke qenë se bashkë me të vetëm Darëin Nunez bëri këtë gjest.

Ai tha për DAZN: “Nuk e di arsyen pse Darwin Nunez veshi fanelen e Milanit pas ndeshjes, por unë di te them pse e bera: jam një tifoz i Milanit, të gjithë miqtë dhe familjarët e mi e dinë këtë. Në shtëpinë time kam një foto me mua dhe gjyshen, që më bëri të takoj Paolo Maldinin”.

Kujtojme qe perpara 3 vitesh hungarezi ishte prane transferimit te Milani dhe ne fund u prish gjithcka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit