Fetai zbulon ëndrrat kuqezi: Dua të luaj në një Europian apo Kupë Bote me kombëtaren

11 Nëntor 2024
12:00
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja jonë kuqezi e nis sot grumbullimin për dy ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për kualifikueset e “Nations League”. Kujtojmë se Sylvinho dhe të tijtë do të sfidojnë në “Arena Kombëtare” dy rivalë të fortë, Çekinë (16 nëntor, ora 20:45) dhe Ukrainën (19 nëntor, ora 20:45). Në konferencë për shtyp dolën këtë të hënë Thomas Strakosha dhe Feta Fetai. Pra, një veteran dhe rijosh i kombëtares shqiptare. Mesfushori i ri, i afruar për herë të dytë në kombëtare nga trajneri Sylvinho, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

A mendon se do të kesh minuta në këto dy ndeshje?

Nëse do të kem minuta nuk di ta them, këtë e vendos stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin. Jap gjithçka në stërvitje dhe ndeshje.

Sa i gatshëm je për t’u futur në lojë?

Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje.

Si është marrëdhënia me pjesën tjetër të ekipit kuqezi?

Trajneri, stafi teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të shpalosur më të mirën. Sa i përket të ardhmes, nëse do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj shumëë.

Grumbullimi i dytë me kombëtaren, na trego pak emocionet…

Hera e parë ishte e veçantë, por edhe kjo ka bukurinë e vet. Është një ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur mjaft ngrohtë si herën e parë, edhe tani, së bashku me stafin teknik.

Si e shikon të ardhmen tënde brenda kombëtares?

Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me kombëtaren. Çdokush ëndërron të luajë në një Europian apo Kupë Bote me kombëtaren.

Si ju duket krahasimi me Luka Modriç dhe cili është idhulli shqiptar?

Modriç e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani.

Ndaj Çekisë, do të donit të asistonit si Modriç apo të shënonit si ai?

Do t’i doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit