“Fillestari” Lampard ka në dorë top-formacionin 550 milionë eurosh te Chelsea

5 Korrik 2019
15:52
Alfred Lleshi
back button

Frank Lampard ka marrë në dorë “frenat” e Chelsea. Ish-futbollisti i skuadrës londineze është kthyer në shtëpi, tashmë në rolin e trajnerit. Me vetëm një vit eksperiencë në këtë rol, 40-vjeçari do të synojë të bëjë më të mirën në “Stamford Bridge”. Edhe pse me merkato të pezulluar, ai mund të ndërtojë një formacion për t’u pasur zili te gjigantët e Premier League. Kjo 11-she e bluve të Londrës kushton më shumë se 500 milionë euro dhe ka një moshë mesatare perfekte. 

“Spanjollja “AS” ka rreshtuar emrat e futbollistëve, që Lampard pritet t’i hedhë si startues në fushë, sipas modulit 4-3-3, bashkë me çmimin e tyre: Kepa Arrizabalaga (60 milionë euro) – Azplicueta (35), Rudiger (35), Christensen (30), M.Alonso (40) – Jorginho (65), Kante (100), Kovacic (35) – Willian (40), Christian Pulisic (60) dhe Batshuayi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit