Fillim-sezoni fantastik, Slot: Duhet të fitojmë çdo ndeshje që në fund të shijojmë trofe

24 Tetor 2024
9:26
Telesport
back button

Me tri fitore në tri ndeshje të luajtura deri më tani në Champions League ekipi i Liverpool kryeson renditjen me 9 pikë të plota. Gjithsesi, fitorja e djeshme 1-0 në fushën e Leipzig është lënë pas krahëve nga trajneri Arne Slot.

Holandezi mendon për sfidën e radhës, atë ndaj Arsenal. Një ndeshje delikate në fushën e rivalëve londinezë, një përballje mes dy skuadrash pretendente për titullin kampion në Premier League.

Liverpool ka arritur deri më tani 11 fitore në 12 ndeshje nën drejtimin e menaxherit të ri. “Ne e dimë se sa kundërshtar i vështirë është Arsenal në stadiumin e tij, në Emirates”, tha Slot për mediat britanike.

Ne jemi përballur me ta këtë sezon edhe më pare, në turneun amerikan, ku të dyja skuadrat nuk kishin ende të gjithë lojtarët e tyre. Gjithsesi, Arteta ka bërë një punë të mrekullueshme këtu në vitet e fundit”, tha Slot.

Ne mpshtën Chelsea dhe tani do të luajmë ndaj Arsenal. Duhet të fitojmë që të jemi sërish në krye të renditjes dhe të pretendojmë për trofe. Ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të fituar ndeshjen dhe titullin”, tha Arne Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit