Finalet play off në vjeshtë, NFL fiton thellë duelin televiziv me NBA-në

8 Tetor 2020
11:15
Telesport
back button

Sfida e tretë finale play off mes Lakers dhe Miami (ajo fituar nga skuadra e Heat) ishte ndeshja e parë në historinë e finaleve të NBA-së që luhej ditën e diel. Kjo bëri që shikueshmëria e kësaj sfide të ishte shumë e ulët, vetëm 5.9 milionë telespektatorë në gjithë Amerikën.

Kjo për faktin se ditën e diel luheshin ndeshjet e NFL, që gjithnjë ka shikueshmërinë më të lartë atë ditë: 15.1 milionë teleshikues të dielën e fundit. Ndeshja e tretë finale e NBA-së, Lakers-Miami u luajt në të njëjtën kohë me takimin e NFL-së, Philadelphia Eagles-San Francisco 49ers.

Kjo sfidë e NFL-së arriti të fitojë thellë përballjen televizive me ndeshjen e NBA-së. Është hera e parë që NBA luan ndeshjet në vjeshtë, aq më tepër fazën finale play off, ndërkohë që zakonisht ky është sezoni i NFL-së, që ka fuqinë televizive ditën e diel “NFL Sunday”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit