Finalja e titullit, Tetova dhe Malota në “sulm”: Nuk i trembemi Partizanit

25 Maj 2024
12:18
Alfred Lleshi
back button

E diel, 26 maj 2024. Sytë e gjithë opinionit futbolldashës shqiptar janë nga “Air Albania”, ku prej orës 19:00 do të startojë finalja e “final four”, ose e thënë më shkoqur, finalja e titullit kampion për sezonin 2023-2024.

Egnatia dhe Partizani do të ndeshen nën gjykimin anglez të Anthony Taylor për trofeun kombëtar më të lakmuar. Të kuqtë synojnë ta mbrojnë “kurorën” si kampionët e vendit në fuqi, ndërsa rrogozhinasit ta bëjnë “sefte” në këtë drejtim, t’ia shtojnë titullin kampion Kupës së Shqipërisë, që e fituan disa ditë më parë.

Në konferencë për shtyp dolën Tetova dhe Malota nga kampi rrogozhinas. Trajneri dhe kapiteni nënvizuan domosdoshmërinë për përqendrim maksimal dhe luajtjen detajisht të kësaj finaleje.

Ja deklaratat e Tetovës:

E mbyllët kampionatin e rregullt të parët, por për fatin e keq tuajin do të luani nesër një finale për titullin. Si ndiheni?
Na vjen keq, sepse e kemi udhëhequr kampionatin që nga java e 3-të e deri tek e fundit, e 36-ta.

Si është atmosfera tek Egnatia?
Skuadra është maksimalisht e përqendruar, e kemi përgatitur gjithçka në detaje për këtë finale ndaj Partizanit. Besoj se do të bëjmë më të mirën.

Si ju dalin llogaritë?
Normalisht, gjithçka është e detajuar, pasi bëhet fjalë për një finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

Pikat e dobëta të Partizanit…
Nuk dua të shprehehem për këtë pjesë. Gjithkush merr masat e tij.

Lojtari i Partizanit që do t’ia hiqje kundërshtarit të nesërm?
Nuk do t’i hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe si të japim maksimumin.

Sa ndikon eksperienca në një finale si kjo?
Nuk besoj se vlen aq eksperienda. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka entuziazëm. Jam i bindur se do të japim më të mirën.

Finalen e fundit ndaj Partizanit, atë të Superkupës, e keni humbur…
Është diçka të tjetër. Besoj se kjo finale do të ketë dinamikë ndryshe.

A jeni gati psikologjikisht?
Është rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit, e rrit psikologjikisht. E përsëris, finalja e Superkupës dhe ajo e nesërmja nuk kanë asnjë lidhje.

Një koment për positmet e Partizanit në rrjetet sociale
Nuk komentoj çfarë bën ekipi kundështar, jam i fokusuar tek ajo që ekipi im do të japë në fushën e lojës.

A keni strategji fiske për këtë finale?
Finalet janë për lojtarët, patjetër që stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadra që kanë përfunduar në dy vendet e para të renditjes, ndaj kërkohet përqendrim total dhe vlerësim maksimal për ta fituar këtë finale.

Kemi 20 lojtarë thuajse në një nivel”, Renato Malota: Egnatia, gati për ta nisur vitin me fitore | Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Ja deklaratat e Malotës:

A i trembeni sulmit të kuq, që ka lojtarë si Skuka, Binsouka, Cara, Taipi dhe Mensah?
Është e vërtetë që Partizani ka lojtarë me eksperiencë, por ne e kemi vërtetuar se kemi ekip solid dhe do t’ia dalim të bëjmë më të mirën. Nuk do të jetë problem për ne.

Si do të mbroheni, një kundër një?
Sa i përket strategjisë, nuk flas dot, nuk jap detaje para ndeshjes. Këto i përkasin trajnerit, ne do të flasim në fushë. Dihet që kjo finale është e rrallë dhe nuk ka ndodhur më përpara. Kemi fatin ta provojmë nesër. Kam pasur fatin të luaj shumë finale dhe shpresoj që edhe këtë herë të dal fitimtar.

A iu druheni tifozëve të kuq në “Air Albania”?
Kemi lojtarë me ekspericë, që janë mësuar me kësi ndeshjesh. Besoj se nuk do të jetë aspak problem.

Finale me arbitër të huaj…
Kampionati anglez është fizik, ndaj mendoj se nesër arbitri do të lejojë një ndeshje fizike. Ne dhe Partizani kemi fatin të gjykohemi nga një arbitër i huaj.

Nga çfarë do të vendoset kjo sfidë finale?
Besoj se do të vendoset nga episodet, skuadra që do të gabojë ma pak do të fitojë.

Titulli i Egnatias apo Partizanit? Nësër, finalja më e ekulibruar se kurrë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit