Finalja më epike e historisë! Djokovic mposht Federer dhe fiton Wimbledon për të 5-ën herë

14 Korrik 2019
20:16
back button

Tifozët e tenisit anembanë botës kanë qenë dëshmitarë të një prej ndeshjeve më historike dhe dramatike të historisë së këtij sporti të mrekullueshëm. Pas një beteje e cila ka zgjatur thuajse pesë orë, në fund fituesi ishte Novak Djokovic që mposhti legjendën Roger Federer. 

Pasi gjithçka ishte e barabartë me sete 2-2, në setin final askush nuk gaboi dhe ai u mbyll 12-12, që do të thoshte se përsëri “tie break” do të vendosnin fituesin. 

Aty Djokovic ishte më i qetë dhe më i freskët duke fituar finalen më epike të historisë së tenisit. Djokovic mbron titullin dhe kjo është hera e pestë që ai ka fituar këtë turne kaq të madh dhe prestigjioz.

Djokovic – Federer 7-6 1-6 7-6 4-6 13-12

Lajme të tjera

Lajmet e fundit