Fiorentina kërkon partner sulmi për Moise Kean, piketon 21-vjeçarin shqiptar me 10 gola këtë sezon

14 Nëntor 2024
12:34
Alfred Lleshi
back button

Në një sezon në të cilin Moise Kean po përjeton një rilindje të vërtetë, Fiorentina planifikon të blejë një sulmues tjetër për ta zëvendësuar në rast nevoje. Ish-qendërsulmuesi i Juventusit, me besimin e plotë të ambientit vjollcë, ka shifra të jashtëzakonshme: 8 gola të shënuar në kampionat, plus 3 gola në ‘Conference League’, në 12 ndeshje të luajtura. Problemi ka të bëjë pikërisht me rastet kur Kean do t’i duhet “të marrë frymë”, duke qenë se i vetmi zëvendësues i pranishëm në skuadër është Kouame.

Fiorentina, shkruan “Corriere dello Sport”, për këtë arsye tashmë po punon të afrojë një zëvendës të Kean në Toskanë gjatë merkatos dimërore. Nuk është mister që vjollcët tentuan Milan Djuric, sulmuesin e Monza, gjatë verës. Drejtuesit e klubit brianza “ngritën murin” dhe negociatat dështuan. Djuric, i cili do të kishte shkuar me vrap në Firence, do të dalë lojtar i lirë në qershor 2025 (i skadon kontrata) dhe Galliani nuk i ka hapur ende bisedimet për rinovim.

Një tjetër ide e Fiorentinës është t’i besojë një profili të ri dhe ekonomik, që mund të përshtatet shpejt. Emri i përzgjedhur është ai i 21 vjeçarit të Cesena, Cristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar tashmë 10 gola këtë sezon dhe çmimi i tij nuk i kalon 8-9 milionë euro. Për sa i përket skadimit të kontratës së shqiptarit, ky limit është caktuar për vitin 2026.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit