Fiorentina përmbys Lazio-n dhe mban gjallë ëndrrën europiane (Video)

26 Shkurt 2024
22:44
Denis Hakanaj
back button

Fiorentina ka fituar 2-1 kundër Lazio-s në javën e 26-të të kampionatit italian dhe mbetet në garë për një vend në zonën europiane të renditjes.

Fiorentina 0-1 Lazio – Luis Alberto 45′ – Video

Një fitore me përmbysje për ekipin vjollcë që ka siguruar tri pikët në shtëpi pasi e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 1-0, pas golit të Luis Alberto-s në minutën e 45-të.

Fiorentina [1]-1 Lazio – Michael Kayode 61′ – Video

Reagimi i Fiorentina-s ka ardhur në minutën e 61-të me golin e barazimit të realizuar nga Kayode. Tetë minutë më mbrapa, vendasit kanë pasur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh me Nico Gonzalez, por argjentinasi ka shpërdoruar një penallti të fituar nga Belotti.

Penalltia e humbur nga Gonzalez – Video

Megjithatë, një minutë më vonë ka ardhur goli i fitores për skuadrën vjollcë, i realizuar nga Bonaventura.

Fiorentina [2]-1 Lazio – Giacomo Bonaventura 69′ – Video

Falë kësaj fitoreje, Fiorentina është ngjitur në vendin e shtatë në renditje me 41 pikë dhe ka parakaluar pikërisht Lazio-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit