Firmino kujton të kaluarën e vështirë dhe zbulon tre mbrojtësit më të fortë

24 Prill 2021
14:04
Denis Hakanaj
back button

Roberto Firmino ka folur për të kaluarën e tij të vështirë në një intervistë të dhënë për Okko.

“Vij nga një familje  ndershme. Babai im ishte një shitës ambulant. Kur kam patur mundësi, e ka ndihmuar. Kam bërë edhe shumë gjëra në shtëpi, edhe pse doja të luaja gjithmonë futboll. Prindërit e mi zemëroheshin nëse nuk i ndihmoja, por unë isha shumë i tërhequr nga futbolli”, ka thënë ylli i Liverpool-it.

Pas shumë vështirësive, Firmino e ka arritur ëndrrën e tij:

“Ndihem mirë kur shikoj si kanë shkuar gjërat. Nga ku e kam filluar dhe ku jam tani. Tani ndihem gati për gjithçka, sepse nuk jam dorëzuar kurrë dhe i kam kaluar vështirësitë. Jam larguar nga shtëpia në moshën 15 vjeç, më pas kam shkuar në Gjermani kur isha 18”, ka vazhduar braziliani.

“Është e vështirë të mos shikosh familjen për një kohë të gjatë. E vështirë t’i rezistosh dëshirës për të lënë gjithçka dhe për t’u kthyer mbrapa. Por ia kam dalë. Kam rezistuar dhe kam punuar shumë. Kam besuar te puna ime dhe kam dhënë gjithçka për të qenë ty ku jam sot”.

Në vazhdim, Firmino ka zbuluar edhe tre mbrojtësit më të fortë: “Them Van Dijk, Joe Gomez dhe Thiago Silva”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit