Fitoi 3-1 në derbi, Flick qorton Barcelonën: Sot e pranoj këtë që ndodhi, por jo të mërkurën

4 Nëntor 2024
8:48
Alfred Lleshi
back button

Hansi Flick preferoi të qëndrojë te leximi pozitiv i lojës së mirë në pjesën e parë dhe rezultati (3-1), megjithëse njohu dekompresionin e përgjithshëm në pjesën e dytë. Gjermani vlerësoi lojën në 45 minutat e para, edhe pse nuk dëshiron që rënia e përjetuar në pjesën e dytë të vazhdojë në ndeshjet e radhës.

Për të bilanci ishte pozitiv: “Objektivi ishte të merrnim tri pikët, gjë që e arritëm me fitoren 3-1. Në pjesën e dytë nuk e mbajtëm ritmin, por kjo ndodh ndonjëherë. Sot e pranoj këtë luahtje, sepse kemi fituar, por të mërkurën duhet të jemi në një nivel tjetër. Deri tani, duke përfshirë pjesën e parë të derbit, kemi bërë një sezon spektakolar, ndaj duhet të vazhdojmë kështu”.

Një “kërcënim” i lehtë për dhomën e zhveshjes ka mbërritur prej tij, gjithsesi: “Në pjesën e dytë nuk kishim nivelin e përqendrimit, si zakonisht. Normalisht jemi të fokusuar me mentalitet dhe intensitet, por ndonjëherë ndodh, edhe pse sot vlen më shumë se gjithçka fitorja 3-1”.

I pyetur për opsionet e shumta të disponueshme në qendër të fushës, Flick u shpreh ironizues: “Do të luajmë me 6 mesfushorë…”

Më pas shpjegoi se si arrin t’i karikojë disa lojtarë për të njëjtat role: “Me Gavi dhe Frenkie duhet të jeni të kujdesshëm. Ata vijnë nga dëmtime të rënda, sidomos Gavi, ndaj duhet të kujdesemi për ta. Veçanërisht Gavi është mirë që të shtojë minuta dhe të jetë në gjendje të luajë titullar”.

Marc Casadó mori vlerësime nga trajneri i tij: “Ai po bën shumë mirë, është përmirësuar shumë. Performanca e tij është e jashtëzakonshme, luan në nivel të lartë në mbrojtje dhe sulm, është mirë ta shohësh kështu”.

Për sa iu përket dy golave ​​të Dani Olmo, trajneri gjerman e festoi paraqitjen e tij: “Ai nuk është ende në 100%, e kishim planifikuar që të luante vetëm një orë, sepse kthehet nga dëmtimi. Sot fituam pjesërisht falë golave ​​të tij. Është një lajm i mrekullueshëm që mund të mbështetem përsëri tek ai”.

Flick përjashtoi që zëvendësimi i Fermín ishte i motivuar nga ndonjë shqetësim fizik: “Jo, thjesht doja të mos e mbingarkoja fizikisht, sepse kishte bërë një punë të shkëlqyer kundër Real Madridit dhe Bayernit”.

Flick gjithashtu nuk e kishte problem të detajonte se në çfarë pozicioni e sheh Frenkie De Jong: “Ai mund të luajë me Casadó, ose të jetë zëvendësuesi i tij. Frenkie e bën mjaft mirë rolin e 8-shit, por edhe atë të 6-shit”.

Flick u justifikua se në pjesën e dytë, me De Jong, skuadra e uli nivelin për një arsye: “Kemi bërë shumë gabime me pasimet dhe kjo nuk më pëlqen”. I pyetur për zëvendësimin e Koundé, ai nuk u fut në detaje: “Është vendimi im, varet nga trajneri”.

Në lidhje me zëvendësuesin e tij, Héctor Fort, trajneri nënvizoi: “Ai e di se duhet të përmirësohet, po punojmë shumë me të. Fort ka shumë besim te vetja dhe luan mirë me dhe pa top”.

Në lidhje me Ferran Torres dhe atë që po ndodh në Valencia, gjermani zbuloi: “Ai më kërkoi që të mos ishte këtu sot. E kuptoj në mënyrë perfekte, sepse ka situata shumë më të rëndësishme në jetë sesa futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit