Fitoi 4-1 ndaj Valencias, Arrigo Sacchi paralajmëron Atalanta: Atje në Spanjë…

21 Shkurt 2020
12:00
back button

Fitorja 4-1 ndaj Valencias në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ve të Champions League, përballje që u zhvillua në “San Siro”, ka rritur edhe më shumë entuziazmin e djemve të Gasperinit, edhe pse ai gol i pësuar ka mbajtur ndezur shpresën e ekipit spanjoll.

Madje, sipas Arrigo Sacchit, frika për një përmbysje qëndron: 

“Atalata të bëjë kujdes në Mestalla,sepse Valencia do të shndërrohet dhe në Spanjë e kanë të qartë kulturën e remuntada, pra të përmbysjes së madhe… Duhet të përgëzoj Atalantan dhe trajnerin Gasperini, sepse janë shumë pranë futbollit europian si mentalitet dhe si lojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit