Fiton çmimin Goli i Vitit për “perlën ndaj Sampdoria-s, por Icardi nuk është dakord

3 Dhjetor 2018
22:16
back button

Goli me thembër i Mauro Icardi-t ndaj Sampdoria-s ka fituar çmimin Goli i Vitit 2018 në Serie A, por sulmuesi i Inter nuk është dakord.

"Gran Gala’ del Calcio" po zhvillohet në Milano në mbrëmjen e së hënës.

Icardi mori çmimin e parë të ceremonisë, i cili është votuar nga publiku dhe jo nga homologët e tij, për Golin e Vitit.

“Perla” ndaj Samdoria-s është votuar si goli i vitit, por teksa mori çmimin, Icardi shfrytëzoi momentin për ta hedhur poshtë.

“Personalisht, mendoj se goli që bëra ndaj Milan ishte më i bukur, por faleminderit të gjithëve që votuat për mua.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit