Fiton titullin në Football Manager, feston me një tymues… në shtëpi

28 Mars 2020
17:12
Denis Hakanaj
back button

Të fitosh një kampionat ëshhtë gjithmonë një moment special. Akoma më shumë nëse fitorja vjen kundër çdo parashikimi. Zakonisht festa që pason një arritjr të tillë është e shfrenuar.

Problemet fillojnë kur nuk arrin t’i vësh një limit gëzimit, akoma më shumë nëse kjo vjen nga një sukses i arritur në videolojëra. Kjo i ka ndodhur James Toëers, 20-vjeçar skocez, që ka udhëhequr drejt triumfit Hamilton Açies në Football Manager.

Për ta festur këtë arritje, djaloshi ka menduar të ndezë një tymues në shtëpi për të rikrijuar ndjesinë e të qenit në stadium. Dhoma dhe rruga e shtëpisë së tij janë mbuluar nga gazi dhe janë ngjyrosur me të kuqe.

James ka postuar imazhet në Tëitter, duke u justifikuar: “Dita e 14 pa futboll. Sapo kam fituar kampionatin në Football Manager”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit