Fitore 3-2 mes drithërimash | Mbappe futet te legjendat e klubit, Ancelotti barazon trajnerin epik të Real Madrid!

24 Shtator 2024
23:23
Telesport
back button

Real Madridi ka triumfuar 3-2 në kuadër të javës së shtatë në La Liga përballë Deportivo Alaves. Los Blancos kaluan në epërsi vetëm pas 50 sekondash lojë me anë të Lucas Vazquez që u asistua prej Vinicius Junior. Për golin e dytë te Real Madridi u përkujdes Kylian Mbappe, që realizoi në minutën e 40-të, me Jude Bellingham që ishte asistuesi. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 48-të, Rodrygo u fut në listën e golashënuesve, me një asistim të Vazquez. Fitorja e madrilenëve ishte jo edhe aq e qetë, pasi pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes. Carlos Benavidez (85’) e ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, kur u asistua prej Guevaras.

Për 3-2 u përkujdes Kike Garcia, vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Benavidez ishte tani në rolin e asistuesit. Real Madridi është aktualisht në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është lider por ka edhe nje ndeshje me pak, ndërsa në javën e tetë përballen me rivalin e qytetit, Atletico Madridin.

Mbappe si legjendat – Kylian Mbappe ka ndezur motorët dhe po shënon me rregullsi. Ylli francez u bë protagonist edhe sot në ndeshjen ndaj Deportivo Alaves, duke shkruar emrin e tij mes debutuesve më të suksesshëm te “Los Blancos”.

Mbape shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 pas një aksioni spektakolar që e nisi vetë me një pasim me finte për Bellingam para se të merrte topin në zonë dhe me një lëvizje mjeshtërore të shmangte mbrojtësin dhe te çonte sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i tij i pestë në kampionat me Realin, duke iu bashkuar disa emrave të njohur të historisë së këtij klubi që kishin shënuar 5 apo më shumë gola në 7 ndeshjet e tyre të para në La Liga në vitin e debutimit. Ai arriti këtë shifër ashtu si Di Stéfano, Marcal, Puskas, Cristiano Ronaldo dhe Bellingham.

Don Carlo – Carlo Ancelotti arrin 300 ndeshje ne stolin e Real Madridin (216 fitore – 45 barazime – 39 humbje) duke u bashkuar me Miguel Muñoz si dy trajnerët e vetëm ndonjëherë me mbi 300 ndeshje për Madridin!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit