Liverpool merr tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen më delikate të javës në Premier League. Skuadra e kuqe fitoi 2-1 kundër Chelsea.
Lojtarët e Arne Slot shënuan me Salah (penallti) dhe Jones, kurse për “Blutë e Londrës” shënoi N. Jackskon. Kjo ndeshje dhuroi pafund emocione, sidomos prej rasteve të diskutueshme.
Një i tillë ishte ai i pjesës së parë, kur Adarabiyo pengoi qëllimisht Jotën i nisur drejt portës kundërshtare, por gjyqtari vendosi ta ndëshkonte vetëm me karton të verdhë, edhe pse ishte faull i dukshëm taktik dhe duhej karton i kuq.
Me këtë fitore, Liverpool kryeson tabelën e klasifikimit në Premier League me 21 pikë, një më shumë se Manchester City.