Ashtu si pritej, Franca ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin D. “Gjelat” rastin e parë serioz në këtë ndeshje e patën në minutën e nëntë kur Kylian Mbappe u gjend në një situatë të mirë shënimi, por portieri ia mohoi golin.
Golin e fitores Franca e gjeti në minutën e 38-të ku pas një krosimi të Mbappes, mbrojtësi austriak Wober i cili me kokë shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0. Per t’u theksuar edhe nje superitje nga Maignan (qe e beri edhe ne pjesen e dyte).
Në pjesën e dytë Mbappe ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 55-të në një situatë ballë për ballë portierit dështoi që të dyfishonte epërsinë e Francës.
Një tjetër gjysmë rast pati edhe Marcus Thuram i cili në minutën e 68-të goditi në drejtim të portës por gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga portieri. Në minutën e 87-të Mbappe u detyrua që të largohej nga loja pasi pas një dueli me Danso lëndoi hundën dhen pati gjakderdhje.
Ai u fut ne fushe me pas me gjak dhe pa pyetur arbitrin pas ndihmes mjekesore, duke u ndeshkuar me te verdhe, pasi e beri per te vonuar lojen (u zevendesua me Giroud).
MBAPPE FUTET I DEMTUAR – VIDEO
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca mori fitoren e parë në Euro 2024. Giroud pati gjithashtu nje shans te mire. Ndeshjen e ardhshme Franca do ta luajë të premten ndaj Holandës, ndërsa Austria do të ketë punë me Poloninë po atë ditë.