Pas fitorës së vështië ndaj Udinese në kampionat, skuadra e Milan përgatitet për sfidën e radhës, ndaj ndaj Bruges në Champions League. Ps dy humbjeve në dy takimet e mëparshme kuqezinjtë janë të detyruar të ndryshojnë marsh në Europë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Gjithsesi, për skuadrën e trajnerit Fonseca nuk do të jetë e lehtë edhe pse luan në “San Siro”. Dy dëmtime në takimin e fundit mund t’i kushtojnë rëndë sulmuesit Tammy Abraham e mbrojtësit Matteo Gabbia, që mund të mungojnë këtë mesjavë.
Sulmuesi anglez dëmtoi shpatullën, por ky mund të jetë një problem serioz për Abraham, pasi rezultoi të ishte një mavijosje e rëndë që shkaktoi një ndrydhje të lehtë të saj. Në këtë ndeshje nuk ka asnjë shans që ai të jetë në fushë, ndaj pritet të rikthehet në fundjavë ndaj Bologna.
Një dyshim edhe Matteo Gabbia, i cili nuk luajti kundër Udineses për shkak të lodhjes dhe një goditjeje të marrë në pulpë, e cila ende shkakton dhimbje. Ka mjaft optimizëm për rikuperimin e tij në kohë për ndeshjen e Champions League, por Fonseca nuk dëshiron të rrezikojë dhe pret stafin mjekësor.