Fitorja me goleadë, reagon Kompany: “Ishte përgjigjja jonë, prisni një Bayern tjetër tani”

27 Tetor 2024
17:56
Telesport
back button

Rikthehet buzëqeshja te Bayern. Sot bavarezët u argëtuan me fitoren 5-0 kundër Bochum, duke harruar kështu humbjen turpëruese në Champions League përballë Barcelonës.

Pas fitores, trajneri Vincent Kompany përgëzoi lojtarët e tij dhe premtoi se bavarezët do të rikthehen në kulmin e formës si më parë.

“Kjo ndeshje reflektoi atë që kishim biseduar me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit. Ne donim të jepnim një përgjigje psikologjike, të reagonim për të mos humbur ritmin”.

“Bayern është klub i madh dhe është themeluar vetëm për të fituar. Ky është mesazhi që marr javë pas jave prej lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. Fitorja është e vetmja gjë që vlen”.

“Do të shihni një skuadër tjetër me kalimin e muajve. Duhet vetëm pak durim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit