Fitorja ndaj Bayernit ‘dekonspiron’ të dashurën e Gavit, ja cila është influencuesja 21-vjeçare

24 Tetor 2024
12:42
Alfred Lleshi
back button

Gavi është një nga yjet e Barçës dhe, pas një viti sprovë, për shkak të dëmtimit të rëndë (këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij), ka filluar të shohë dritën në fund të tunelit. Në planin personal, Gavi është përpjekur gjithmonë të jetë diskret.

Megjithëse nuk e ka zyrtarizuar lidhjen e tij romantike, nuk fshihet karshi askujt. Prej disa muajsh, i riu ishte në lidhje dashurie me një influencuese të quajtur Ana Pelayo. Kjo e fundit prezantohet në rrjetet e saj sociale si vajzë e lumtur, me stil dhe karizmatike, që pëlqen kafshët, udhëtimet me miqtë.

Gavi: Barcelona star sparks dating rumours with Ana Pelayo after kissing her on his return from injury

Megjithatë, nuk jep shumë detaje për jetën e saj private. Ana Pelayo është 21 vjeçe, e lindur në Sevilla dhe ka më shumë se 181 mijë ndjekës në Instagram. Llogaria e Barçës në TikTok publikoi pamjet në fund të ndeshjes, në të cilat futbollisti katalanas shihet duke përqafuar dhe puthur familjen e tij në cepin e fushës.

Në një moment, Gavi i jep Anës një puthje ‘të turpshme’ dhe të shkurtër në buzë, çka i paraprin përqafimit. Kjo video shton më shumë interesin për thashethemet se ajo dhe Gavi janë në lidhje, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka zyrtarizuar ende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit