“Fitove respektin!”, Partizani i dedikon një postim mbrojtësit që u largua pas 6 vitesh!

15 Gusht 2019
12:14
back button

Labinot Ibrahimi do të luajë këtë sezon te Prishtina, pasi ka mbyllur aventurën e tij të kuqe te Partizani, pas 6 sezonesh. Mbrojtësi ishte kthyer në benjamin nga tifozeria por edhe si një “djalë i birësuar” i presidentit Demi, që e shihte si të paprekshëm. Por, gjërat ndryshuan dhe vetë Labi ndërmori këtëhap. Partizani e ka falënderuar me një letër shkurt.

Komunikata e Partizanit: 

“FALEMINDERIT LABINOT IBRAHIMI

Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falenderon Labinot Ibrahimin, për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Mbrojtësi energjik përgjatë 6 viteve ishte pjesë e ekipit, me të cilin u shpall edhe kampion i vendit, duke fituar respektin e Presidentit Gazment Demi, Drejtorit Olsi Rama, stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Ibrahimi tashmë do të jetë pjesë e ekipit të Prishtinës. Klubi, dëshiron të falënderoj Labinot Ibrahimin për kontributin e madh që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit