Fituesi i Superbowl, me paratë e festës paguan taksën e adoptimit të 100 qenve

4 Shkurt 2020
13:55
Telesport
back button

Derrick Nnadi, fitues i Superbowl dy ditë më parë me fanellën e Kansas City Chiefs, ka festuar në mënyrë të veçantë këtë triumf. Ai ka vendosur të mos harxhojë parà në diskoteka, udhëtime apo darka të shtrenjta, por të paguajë taksën e adoptimit të më shumë se 100 qenve në Kansas, duke qenë pjesë e projektit të “Kansas City Pet Project”.

Tani, të gjithë ata që duan të adoptojnë një qenush mund ta kryejnë këtë gjë më lehtësisht, pasi taksa është e paguar.

Gjatë gjithë jetës time e kam dashur një qen. Kur isha fëmijë, jam rritur pa e patur një kafshë shtëpiake, pasi prindërit nuk më lejonin ta mbaja. Më pas mora Rocky, kur isha në kolegj dhe këtu lindi dëshira për të paguar taksën e adoptimit për çdo fitore që arrija. Ndërsa tani, pas këtij triumfi të madh vendosa ta paguaj taksën për 100 qenushëve, që shpresoj të gjejnë një familje”, tha Derrick Nnadi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit