Flamurtari dominon kampionatin, Tirana e Partizani nuk lëshojnë terren, Teuta shpreson për play off-in

2 Mars 2024
19:36
Telesport
back button

Ndeshjet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra nuk kanë dhuruar surpriza. Flamurtari kampion fitoi 70-42 ndaj Elbasanit, në një ndeshje që ishte një formalitet për vajzat vlonjate. Diferencën në fushë e bëri Mucenji me 18 pikë.

Nuk zhgënjen as Tirana, që mundi 75-39 në derbin kryeqytetas. Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu, ku u dallua Enisa Qosja me 21 pikë. Të njëjtin ritëm ndjek edhe Partizani, që falë 20 pikëve të Lalaj dhe 19 të të Haris mundi 84-46 Vllazninë dhe ruan vendin e tretë.

Teuta Basket mundi 84-45 Barleti Basket, duke marrë dy pikë të rëndësishme që e mbajnë në lojë për vendin e katërt. Më e mira në fushë ishte Velias me 23 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 16-të

Tirana – Studenti, 75-39

Partizani – Vllaznia, 84-46

Teuta Basket – Barleti Basket, 84-45

Flamurtari – Elbasani, 80-42

Renditja: Flamurtari 31 pikë, Tirana 30 pikë, Partizani 29 pikë, Vllaznia 25 pikë, Teuta Basket 22 pikë, Studenti 21 pikë, Elbasani 18 pikë, Barleti Basket 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit