Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, mund Partizanin me një kosh në sekondën e fundit

19 Janar 2024
8:13
Telesport
back button

Flamurtari në basketboll për femra fitoi Kupën e Shqipërisë, pas triumfit në sekondën e fundit ndaj Partizanit me shifrat 80-79. Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund luajtur në Vlorë, ku një kosh i Tea Memushit i dha fitoren skuadrës vendase.

Të dyja skuadrat dueluan fort për çdo top, duke e bërë mjaft interesante sfidën. Kryeqytetaset e nisin më mirë ndeshjen dhe udhëheqin 24-16 pas periodës së parë. Më pas është Flamurtari që nis gradualisht të rikuperojë, duke barazuar shifrat në 61-61 në fundin e periodës së tretë.

Çereku i fundit është mjft dramatik, sidomos minutat e fundit, ku herë udhëheq njëra skuadër e herë tjetra. Në fund, Memushi arrin të realizoë koshin e fitores, pas një rebound që mori në koshin kundërshtar. Flamurtari fitoi 80-79, duke nisur kështu festën e fitores.

Partizani protestoi për këtë kosh dhe për gjykimin, duke mos u paraqitur në ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Memushi me 20 pikë e Chyron me 18 pikë ishin shënueset më të mira për Flamurtarin, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Jacobsson dhe 22 të Lalajt për Partizanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit