Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës, e mposht në finalen e Superkupës në basketboll për femra

8 Tetor 2024
20:50
Telesport
back button

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Shqipërisë. Në finalen e luajtur në Fier, skuadra vlonjate mundi 81-59 Tiranën, një fitore që është një hakmarrje pas finales së humbur në Kupën e Federatës.

Ndeshja ishte mjaft e fortë, teksa të dyja skuadrat rivalizuan fort, por në fund vlonjatet ishin më të sakta e të kujdesshme. Tirana bëri disa gabime, të cilat Flamurtari i ktheu në pikë, duke u shkëputur e fituar me meritë ndeshjen.

Të shumtë tifozët e pranishëm, që shijuan një ndeshje të mirë dhe emocionuese. Basketbollistja e Flamurtarit, Jose Johnson, me 20 pikë, u shpall MVP e ndeshjes, ndërkohë që pesë lojtare të ekipit vlonjat realizuan mbi 12 pikë, cka bëri diferencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit