Flamurtari nuk lëshon kreun, përvijohet katërshja që do të shkojë në play off

16 Mars 2024
18:39
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Një javë që duket se ka vulosur fatin e 4 skuadrave që do të shkojnë në play off. Flamurtari kampion fitoi 66-44 ndaj Studentit, duke mbrojtur vendin e parë, sfidë ku u dallua Henderson (17 pikë e 14 rebound).

Të njëjtin ritëm ka edhe Tirana, që arriti një fitore të lehtë ndaj Barleti Basket me rezultatin 88-37. Një fitore që ishte formalitet për bardheblutë, ku u dallua Tërshalla, me 29 pikë e 13 rebound. Nuk zhgënjen Partizani, që mundi 89-69 Elbasanin në “Asllan Rusi”, takim i komanduar nga kryeqytetaset, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Në vendin e katërt ndodhet Vllaznia, që me fitoren e sotme ndaj Teutës me shifrat 73-53, duket se vulosi fatin e të dyja skuadrave. Shkodranet janë shkëputur 5 pikë nga durrsaket, duke siguruar një vend në katërshe. Për Vllazninë, sot u dallua Rreshpja me 34 pikë e 16 rebound, mbështetur nga Bokrina mer 24 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 18-të

Partizani – Elbasani, 89-69

Tirana – Barleti Basket, 88-37

Flamurtari – Studenti, 66-44

Vllaznia – Teuta, 73-53

Renditja: Flamurtari 35 pikë, Tirana 34 pikë, Partizani 32 pikë, Vllaznia 29 pikë, Teuta Basket 24 pikë, Studenti 24 pikë, Elbasani 20 pikë, Barleti Basket 18 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit