Flamurtari nuk njeh pengesa, 10 fitore radhazi në kampionat

12 Dhjetor 2019
13:13
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Ekipi i Flamurtarit kryeson renditjen me 20 pikë të plota, duke mos e njohur fjalën “humbje” deri më tani. Në përballjen e fundit, vlonjatet mundën në fushën e tyre 140-95 Apoloninë, ndeshje në sens unik, dominuar nga basketbollistet e trajnerit Toska.

Fiton edhe Partizani, 86-72 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, duke qenë ndjekësi më i afërt i Flamurtarit në renditje. Jashtë fushe ka fituar ekipi i Tiranës, që mundi në Elbasan ekipin vendës me rezultatin 87-78. Ngjit shkallët në renditje Vllaznia, që triumfoi 70-33 ndaj Kamza Basket në kryeqytet, duke synuar një vend në play off këtë sezon.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 10-të

Flamurtari – Apolonia, 140-95

Kamza Basket – Vllaznia, 33-70

Partizani – Studenti, 86-72

Elbasani – Tirana, 78-87

Renditja: Flamurtari 20 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 17 pikë, Studenti 16 pikë, Vllaznia 16 pikë, Elbasani 12 pikë, Apolonia 11 pikë, Kamza Basket 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit