“Një futbollist nuk mund të jetë më i rëndësishëm se vetë klubi”. Kështu është shprehur Leonardo në një intervistë të fundit, duke iu rerefuerar zgjatjes së kontratës së Kylian Mbappe në vitin 2022.
Ish-drejtori sportiv i PSG ka qenë kundër rivonimit me sulmuesin dhe ka një argument themelor për këtë.
“Po, e kam kundërshtuar kontratën e vitit 2022 me Mbappe, sidomos për kushtet që ishin në atë kontratë. Mbappe duhej shitur një vit para asaj firme, e dukshme kjo”.
“Humbja e një lojtari është zhgënjyese, por klubi nuk do të vdesë thjesht se shet një lojtar. Ndoshta duhet kohë për ta kompensuar mungesën e tij, por klubi nuk varet nga një emër”.
“Një futbollist nuk mund të jetë kurrë më i rëndësishëm se klubi, sidomos kur flasim për një klub të pasur si Parisi”, ka thënë Leonardo.