Flet Sensi: Kam bërë marrëzi, nuk kam qenë profesionist. Ai është ndër më të mirët në botë!

16 Shtator 2019
14:33
back button

Stefano Sensi është një ndër goditjet më të mira të Interit në këtë merkato. Dy gola dhe dy asist për të, që në tre ndeshjet e para të Serie A, për t’u vlerësuar më shumë është loja e tij. Mesfushori ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” ku zbuloi pak më shumë nga vetja e tij.

“Jam i lumtur për këtë fillim, për mënyrën se si po shkon. Unë nuk ndiej asnjë përgjegjësi, por thjesht duhet të falënderoj shokët e mi sepse ata më bëjnë të ndjehem i lehtësuar”.

“Siç kam thënë gjithmonë, merita është e të gjithëve që jemi një skuadër e shkëlqyer. Ne jemi të gjithë në të njëjtin nivel dhe po punojmë të gjithë për të dhënë maksimumin”, tha mesfushori për paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni.

 “Kam punuar shumë, mbase po rimarr vitet e kaluara në Serie A, që i humba për shkak të disa marrëzive, disa gabimeve të mia. Tani po mësoj nga gabimet e së shkuarës. Nuk kam qenë profesionisti që jam tani: Tani e kam mendjen vetëm tek futbolli. Pushoj, ha mirë. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën në fushë. Dëgjoj dhe marr këshilla”, zbuloi më tej 25-vjeçari.

Conte“Trajneri është një nga më të mirët në botë. Nëse nuk keni kualitet, ai do e sjellë atë tek ti. Prania e tij në stol të bën të jesh më i vëmendshëm. Unë mendoj që në sa më shumë role të luash, aq më mirë. Sa më shumë gjëra të mësosh, aq më shumë gjëra mund të bësh”.

Në fund italiani tha se janë të fokusuar tek Slavia Prague dhe ndeshjet i marrin një nga një, duke e lënë derbin e së shtunës së ardhshme në plan të dytë. Sipas tij nuk kanë vendosur kufij dhe limite në skuadër, por të japin gjithmonë më të mirën dhe të mos humbasin përqendrimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit