Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i është përgjigjur në një konferencë për shtyp, një ditë para përballjes me Rayo Vallecano në Madrid, pyetjes që po bëjnë të gjithë tifozët katalanas. A do të jetë në gjendje Dani Olmo të regjistrohet në kohë për të luajtur në Vallecas?
Trajneri gjerman nuk mundi të zbulojë përgjigjen për mungesë njohurish mbi këtë, por tha: “Unë kam gjithmonë shpresë, kam pritur të mund të luante që në ndeshjen e fundit kundër Athletic, por nuk ndodhi. Do të ishte fantastike që ai të luajë kundër Rayo”.
Flick shtoi në një pyetje të dytë për këtë temë: “Është një situatë që nuk mund ta kontrollojë as lojtari, as ekipi dhe as trajneri. Ne kemi folur për këtë, situata në klub është pak e vështirë. Gjithsesi, unë besoj te klubi, shpresoj se mund ta regjistrojmë atë.
Vërtet shpresoj që të jetë gati për ndeshjen e radhës. Sigurisht që çdo lojtar që nuk mund të marrë pjesë për një arsye si kjo nuk është i lumtur, por nëse ai është në listë, jam 100% i bindur se do të jetë në gjendje të luajë”.
Hansi Flick u pyet se si ndikon mospasja e një skuadre të mbyllur përfundimisht, pas fillimit të La Liga-s. në punën dhe përgatitjen e tij. Gjermani theksoi: “Me Lojërat Olimpike, Europianin ose Kupën e Amerikës, të gjitha klubet e mëdha janë në të njëjtën situatë. Gjithsesi, ne jemi të aftë të dalim në fushë, të garojmë. Mbeta shumë i kënaqur me atë që treguam në ndeshjen e fundit, besoj se jemi në rrugën e duhur”.