Flick drejtoi Bayernin në vitin 2020, Laporta i kujton poshtërimin 8-2: Ti na detyrohesh diçka…

22 Tetor 2024
13:23
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja kundër Bayern Munich është testi i parë i vërtetë për Barcelonën e Hansi Flick. Siç raportohet nga “As”, faktet tregojnë, të paktën për momentin, se presidenti Joan Laporta kishte plotësisht të drejtë kur vendosi të ndërrojë trajner. Ardhja e gjermanit në stol solli optimizëm dhe besim në një dhomë zhveshjeje që dukej se “lundronte” pa drejtim, sikurse e tregoi finishi i sezonit të kaluar.

Kryesuesja e La Liga-s me 27 pikë të grumbulluara në 10 ndeshjet e para, Barcelona, është një nga skuadrat më të mira për momentin dhe tani shpreson të hakmerret sadopak. Laporta e ka ende në mendje ndeshjen, në të cilën Bayerni i Flick shkatërroi Blaugranat.

Ishin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2019-2020, të gjitha të luajtura në Lisbonë, përmes një ndeshjeje të vetme, me një format të paprecedentë për shkak të pandemisë së Covid-19. Ekipi bavarez shënoi 8 herë në portën katalanase: Muller (dopietë), Perisic, Gnabry, Lewandodowski, Coutinho (dopietë) dhe Kimmich. Ata e bënë atë 14 gusht një ditë shumë të errët në historinë e Barçës.

Ndeshja në fjalë përfundoi 8-2 për gjermanët dhe Laporta ia kujtoi Flick para përballjes së radhës me gjigantët gjermanë në Champions: “Ti na detyrohesh diçka. Nëse mund të fitosh me diferencë golash do të ishte më mirë, por edhe fitorja minimale vlen shumë”. Në atë kohë, president ishte Bartomeu, i zëvendësuar dy muaj më vonë nga Laporta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit