Hansi Flick u shpreh i kënaqur me fitoren 2-1 të Barçës në “Mestalla”, por edhe kërkues ndaj skuadrës së tij. Trajneri këmbënguli në rëndësinë e fillimit me fitore të kampionatit të ri, për të vazhduar rritjen e besimit. “Është gjithmonë mirë të fillosh duke fituar tri pikë, por jo gjithçka shkoi mirë. Në pjesën e dytë ishim më mirë se në të parën”, – theksoi ai.
Flick ishte i qartë për atë që ekipi do të gjente në “Mestalla”: “E dinim se do të ishte një luftë dhe se na duhej intensitet. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por mendoj se e merituam fitoren. Valencia ishte shumë e mirë në pjesën e parë, por ne arritëm barazimin para pushimit. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë”.
Gjermani kishte fjalë shumë të mira edhe për Lewandowski, një lojtar të cilin e ka lartësuar që kur iu bashkua në parasezon. Polaku u përgjigj në mënyrë të madhe, me dy gola kyç: “Ai është një profesionist absolut.
E dimë se çfarë mund të bëjë ai në sulm, por ka ndihmuar edhe në mbrojtje. Duhet të sulmojmë dhe të mbrojmë si ekip, kjo është shumë e rëndësishme. Kur luajmë kështu është mirë për të. Lewandowski shënoi dy gola dhe ka qenë në gjendje të luajë në zonën ku i pëlqen. Ai është gjithmonë në vendin e duhur”.
Flick u pyet për situatën e Gündogan, e ardhmja afatshkurtër e të cilit është e paqartë te Barça. Gjermani e pranoi se kishte folur me futbollistin: “Siç e dini, ai kishte disa probleme dhe ndjeu marramendje. Ne ramë dakord që të qëndronte në shtëpi. Kam folur me të për të parë se si ndihet, por ajo që thamë mbetet mes nesh. Unë kam ndjesinë se do të qëndrojë”.
Një tjetër nga emrat e lakuar në konferencën për shtyp ishte Lamine Yamal, talentin e së cilit trajneri e vuri në pah: “Ai është një lojtar fantastik, nuk u befasova që u duartrokit në ‘Mestalla’. Lamine është një lojtar i madh, të gjithëve iu pëlqen një lojtar i tillë. Prandaj është normale ta duartrokasin edhe kundërshtarët”.