Prej kohësh, Barcelona po ndjek Luis Diaz dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës. Hansi Flick beson se profili i kolumbianit do të përshtatej në mënyrë të përkryer me planin e tij të lojës, dhe për këtë arsye i ka kërkuar bordit të bëjë një përpjekje për të nënshkruar me të gjatë verës. Trajneri katalanas beson se ardhja e Luis Diaz do e ndihmojë shumë Barcelonën për të tentuar suksesin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Luis Diaz i shpallur kampion me Liverpool, ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke demonstruar edhe një herë ekuilibrin, shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në situatat një-me-një. Edhe pse Liverpool e vlerëson shumë lojtarin, klubi anglez është në dijeni të interesit të Barçës dhe nuk e ka përjashtuar largimin e tij nëse oferta financiare është mjaft bindëse.
Në këtë kuptim, tarifa e transferimit nuk do të jetë më pak se 70 milionë euro, një shifër që do të kërkonte që klubi katalanas të bënte lëvizje strategjike për t’u përputhur me situatën e tyre financiare, që nuk është në ditët e saj më të mira.







