“Flick është si Ancelotti”, tifozët e Barcelonës kanë rënë në dashuri me teknikun gjerman

6 Shtator 2024
15:35
Telesport
back button

Hansi Flick dalëngadalë po kthehet në idhull te Barcelona. Edhe pse vitet e fundit ai e ka mposhtur me goleadë ekipin katalanas kur drejtonte Bayern-in, fillimi i mbarë në “Camp Nou” është gjysma e artë e punës së tij si timonier i skuadrës së Barcelonës.

Tekniku gjerman deri tani numëron katër fitore nga katër ndeshjet në La Liga. Djemtë e tij deri tani kanë shënuar 13 gola. Kjo formë ka sjellë fjalë të mira për Flick në media.

“Relevo” ka nisur ekzagjerimet e para, teksa e ka krahasuar Flick me homologun e tij të Real Madridit, Carlo Ancelotti. Sipas kësaj media spanjolle, tifozët e Barcelonës po e shohin gjermanin në një mënyrë të ngjashme me atë sesi Ancelotti konceptohet nga madrilenët.

Trajneri gjerman cilësohet si “zotëri i nderuar”, ashtu sikurse italiani në “Santiago Bernabeu”. Deri tani Flick nuk ka kërkuar justifikime për punën e tij, edhe pse Joan Laporta shpesh përpiqet të gjejë gabime tek arbitrat.

Gjithsesi, ky është ende fillimi. Askush nuk mund të jetë si Carlo Ancelotti, të paktën kur ka vetëm 4 ndeshje në detyrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit